Atifete Jahjaga presidente deri në 2016 .
Ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, thotë se protestat para rektoratit kanë pasur prapavijë politike. Për reformën thotë se nuk është si e ka kërkuar bashkësia ndërkombëtare, kurse ua rikujton politikanëve se Presidentja ka mandatin deri në 2016 dhe me atë post nuk mund të bëhen marrëveshje. Ndërsa pranon të takohet me Albin Kurtin nëse ai i garanton se nuk do shkaktojnë konfrontime fizike.