Ka ndërruar jetë G.K., nxënës i shkollës Ekonomike në Pejë. Ai ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga goditja me thikë.
“Rreth orës 18 në statcionin e autobusave në Pejë, disa persona fillimisht janë rrahur mes vete, është informuar Policia dhe iu ka përgjigjur rastit, por kur ka shkuar te vendi i ngjarjes, nuk e ka takuar askënd. Pastaj në rrugën “Tahir Dema” ka takuar tre dëshmitarë të cilët e kanë njoftuar policinë për një person të plagosur nga thika në shpinë, të cilin e kishin dërguar disa qytetarë në spitalin rajonal të Pejës. Mirëpo pas konstatimit të mjekut, viktima është dërguar në QKUK me përcjelljen e policisë. Rreth orës 19: 49 minuta, mjeku kujdestar ka konfirmuar viktimën, G.K., 1997, nga fshati Llabjan”, ka bërë të ditur për Express, Zëdhënsi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.
Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar. Ata janë M.D. 1999 dhe M.D. 1996.