Lejohet mbulesa edhe në shkolla



PDK-ja ka pranuar kushtin e Partisë së Drejtësisë që të vajzave me mbulesë t’u mundësohet vijimi i mësimit. Ky ka qenë kushti i Partisë së Drejtësisë për të hyrë në koalicion me PDK-në.
Lajmin e ka bërë të ditur, deputeti i PD-së, Jeton Svicra përmes rrjetit social “Facebook”.
“Te nderuar vellezer dhe motra, me lejoni qe te ju njoftoj se sot Ministria e Arsimit dhe ajo e Administrates Publike i kane ndryshuar udhezimet administrative duke hjekur pjeset ku ndalohej vijimi i mesimit dhe punesimi i vajzave me mbulese. Zoti i Madherishem i shperblefte te gjithe ata te cilet kontribuan qe ky standard i te drejtave te njeriut te jetesohet edhe ne Kosove”, ka shkruar ai.