Provimi Shtetëror i Maturës pritet të anulohet në 5 deri në 7 shkolla me 600 deri në njëmijë nxënës, kanë njoftuar burime të Kosovapress-it brenda Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Sipas këtyre burimeve, deri më tani nuk janë verifikuar të gjitha rastet e keqpërdorimit të këtij provimi në ditën e parë të mbajtjes së tij më 14 qershor, por i njëjti mund të anulohet edhe për 100 raste individuale të cilat ka bazë se e kanë keqpërdorur testin duke kopjuar apo në mënyra tjera si dhe do të ngritët kallëzim penal për së paku 2 mësimdhënës.
Pamje ekskluzive të xhiruara në shkollën e mesme Teknike “Tafil Kasumaj” në Deçan ku shihen qartë dy nxënës duke i ndihmuar njëri- tjetrit në plotësimin e testit të maturës në sy të pjesëtarëve të sigurimit.
Pjesëtarët e sigurimit ishin angazhuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për ta siguruar mbarëvajtjen e procesit.
Pas vërejtjes së zyrtarit të sigurimit, maturantët ndërprenë kopjimin.
Monitoruesi ynë raporton se filmimet janë bërë pak minuta pa se të përmbyllej procesi.