Ja çfarë tha Thaçi pasi lëshoi sallën .

foto (16)
Kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, ka spjeguar arsyen se pse ka lëshuar sallën, derisa po mbahej mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ku pritej të përcaktohej rendi i ditës për seancën e 17 Korrikut.
Fjalimi i Thaçit:
Seanca e ardhshme është një seancë në të cilën duhet të respektohen rregullat. Gjithashtu për seancën e radhës, ne duhet të kemi formimin e komisionit për verifikimin e mandateve.
Caktimi ka shkuar duke u respektuar vullnetin e qytetarëve ndaj ne kemi nga sekretariati caktimin e ulseve, në përputhshmëri me ligjet dhe legjitimiteteve. Çdo vrull tjetër I muskujve politikë, bjen në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve.
Sot kishte devijim të plotë nga rendi i ditës, kishte tendencë për ta shkelur ligjin dhe rregulloren.
Nuk do të lejojmë që një grumbull muskujsh politik të humbur të shkelin Kushtetutën dhe ligjet.