NJOFTIM
Në mbledhjen e Senatit të Universitetit të Prishtinës, të mbajtur me 26 shtator, u vendos që të shpallet afati i dytë për regjistrimin e studentëve në vitin akademik 2014/2015, lejimin e afatit të tetorit për paraqitjen e provimeve, dhe kriteret e kalueshmërisë. Vendimi u aprovua nga 27 senatorë, kurse 7 studentë senatorë abstenuan në votim.